Politike

Porti i Durrësit sjell debate tek Ligjet/ Alibeaj: Pse s’ka garë. Kokona: Ka, por është e hapur. Kadia: Askush s’ka investuar më shumë se kaq

Alibeaj pyeti zëvendësministrin Besart Kadia se si ka ndodhur kjo gjë dhe se përse nuk ka pasur një garë.

15 Nëntor 2022, 18:49 Nga F.M
Porti i Durrësit sjell debate tek Ligjet/ Alibeaj: Pse s’ka
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Debate dhe replika në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të dijë nëse ka qenë shteti shqiptar që ka kërkuar grupi Emaar për investimin në Portin e Durrësit apo e anasjellta. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj pyeti zëvendësministrin Besart Kadia se si ka ndodhur kjo gjë dhe se përse nuk ka pasur një garë.

Pjesë nga replikat:

Enkelejd Alibeaj: Më rezulton nga të gjitha analizat që kam marrë, që qeveria ka deklaruar se kompania e madhe Emaar Group do të zbatonte projektin e Durësit, si është identifikuar kjo kompani, nga kush, ka bërë ajo kërkesë apo ka shkuar shteti shqiptar? A është eksploruar nga ana e qeverisë shqiptare mundësia për të zhvilluar një garë për këtë temë, çështje?

Besart Kadia, zv/ministër: Përsa i përket pyetjes së parë, doja t’ju thoja që vetë zoti Alabbar ka dalë në deklarata për media ndërkombëtare duke dhënë detaje për projektin. Ai në projektet e tij kudo në botë, ka investuar 14 miliardë euro përgjatë 5 viteve të fundit. Përsa i përket projekteve që zgjedh të bëjë, ai zgjedh një subjekt të caktuar. Të gjitha projektet jashtë vendit, funksionojnë në këtë formë.

Enkelejd Alibeaj: Ju thatë që ishte kërkesë e zotit Alabbar, jo nga Shqipëria…Pyetjet ishin ato që unë bëra pak më parë, kam interest ë veçantë të marr përgjigje për këtë pyetje. Pyetja imë është e thjeshtë, ka shkuar shteti shqiptar dhe i ka vënë gishtin, ti do vish, apo ka ardhur investitori? Kaq e thjeshtë. Kur ka ardhur investitori, qeveria shqiptare, a ka menduar që eksploronin, të shtronin çështjen që duhet operuar me anë të një gare? E ka bërë apo jo?

Klotilda Bushka: Nuk do bëni ju intervistë direkte me të ftuarit duke marrë të gjithë kohën e të pranishmëve.

Enkelejd Alibeaj: Ta sqarojmë tani.

Klotilda Bushka: Ky është rregulli, bëj pyetje merr përgjigje, nuk merrni dot ju të gjithë kohën e komisionit.

Besart Kadia, zv/ministër: Shqipëria është një vend në zhvillim dhe ka shpallur që ka 5 fusha të ndryshme për investime strategjike dhe kërkon investitorë për këtë. Praktika e ndjekur me Alabbar është e njëjta me të gjitha investimet në Shqipëri.

Enkelejd Alibeaj: Edhe njëherë, dakort, Porti i Durrësit është potencial i madh. Erdhi investitori, trokiti, ka pasur interesin e tij, është e logjikshme. Pyetja është, pse shteti shqiptar nuk organizoi një garë për zhvillimin e portit?

Besart Kadia, zv/ministër: Nuk është tënder publik dhe po jepet tender, çdo subjekt në Republikën e Shqipërisë apo për zhvillime të tilla, ne kemi dashur të thithim investitorin. Asnjë subjekt tjetër nuk e ka kaluar këtë vlerë investimi, ky është një investim strategjik. Kështu që zbatohet ai ligj.

Klotilda Bushka: Jemi brenda fushës për ligjin e investimeve strategjike.

Enkelejd Alibeaj: A është zbatuar MSA?

Besart Kadia, zv/ministër: Janë marrë tre mendime, nga autoriteti i konkurrencës dhe nga të tjerët dhe nuk thonë që ka ndikim në këtë fushë.

Enkelejd Alibeaj: Kanë thënë që nuk dëmtohet konkurrenca, por ju pranoni që nuk ka pasur një garë. Psë nuk identifikoi ajo vetë disa investitorë strategjikë në botë që mund të ofronin më shumë se 2.1 miliardë?

Besart Kadia, zv/ministër: Janë 15 investitorë të huaj dhe 50 e ca vendas që e kanë bërë këtë gjë. Në asnjë rast tjetër ju nuk e keni ngritur këtë pyetje. Shteti shqiptar u ka dhënë prioritet 5 fushave, për të thither investitorë të huaj. Kjo gjë nuk ndryshon, nuk është penguar askush. Nuk ka pasur asnjë kërkesë më shumë se 450 milionë euro për keto investime. Detyra është bërë, ligji është zbatuar, kush nuk ka pasur interes, nuk e ka bërë. Ky ka dëshirën, ka vizionin, përputhen me interesin e Shqipërisë dhe ja ku jemi.

Elira Kokona, Zv Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri: Në fakt dua të theksoj atë që u përmend nga kolegu Kadia. Në hartimin e parametrave dhe standarteve, kemi pasur parasysh respektimin e ligjeve dhe të kushtetutës e MSA-së. jemi në kushtet e një gare, por është një garë e hapur, nuk ka datë të caktuar. Vendosja e një afati kohor cënon standartin e invetimeve strategjike dhe i bie të ndryshojmë legjislacionin. Çdo interpretim ndryshe do të ishte subjektiv, i pa mbështetur në analiza.

komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj besart kadia

Sondazh

Poll