Politike

Projekti në Portin e Durrësit/ Zv.sekretarja e kryeministrisë: Alabar dhe familjarët e tij, të vetmit përfitues fundorë

Familja Alabar është e vetmja përfituese fundore nga marrëveshja e Portit të Durrësit.

15 Nëntor 2022, 10:54 Nga A.B
Projekti në Portin e Durrësit/ Zv.sekretarja e kryeministrisë:
Elira Kokona

TIRANË- Elira Kokona, zv.sekretarja e përgjithshme në kryeministri deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se të vetmit përfitues janë familja Alabar. Gjatë raportimit, Kokona u shreh se kjo familje janë të vetmit përfitues fundorë. 

'Me urdher të kryeministrit, një seri zv ministrash dhe një sërë personash që janë anëtarë publike, janë pjesë e grupit të punës që kanë negociuar. Dokumentat janë të pafirmosur, procedura e negociimit, ka lejuar që të mos ndiqet vetëm interesi i investitorit, por dhe të shtetit. Për këtë arsye, legjislacioni parashikon që çdo kërkesë që vjen janë të pakufizuara as në tipologji dhe as në kohë. Investitorët që kanë dëshirë që duan të investojnë nuk kanë nevojë të kenë një afat kohor për të realizuar këtë të drejtë.

Analiza u vlerësua nga një grup teknik. Njerëz që mbulojnë funksione të caktuara. Modeli i vlerësuar nga grupi specifik i punës, garanton që shteti jo vetëm të ketë aspekt financiar, por lejon pozicionin aktiv të shtetit në periudhën e zhvillimit. Modelet që parashikojnë inaktivitetin e partnerit shtet nuk garantojnë interesin publik. Janë modele që janë prezente në raportet mes dy privatëve.

Një nga analizat që u krye para se të shkonim në negocim, ishte ajo e përfituesve fundorë. Duke qënë se shoqëria është e të drejtës shqiptare, zbaton të gjithë ligjin.

Kemi marrë garanci me shkrim nga subjketi, kemi siguruar të gjithë informacionet që kanë të bëjnë me përfituesit fundorë. Ata janë zoti Alabar dhe familjarët e tij, këta janë të vetmit përfitues fundorë. Theksoj se është e rëndësishme që të merrni dhe lexoni përkufizimin e pronarëve përfitues. Nuk ia kemi lënë imagjinatës, e kemi përcaktuar se cilët janë pronat përfitues. 

Muhamet Ali Rashit Alabar, Salma Alabar, Rashit Alabar, Muza Alabar, Marjam.. janë të gjithë pronarë përfitues të cilët detyrohen të citohen dhe janë përfitues në zbatim të legjislacionit.'- tha ajo. 

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022 elira kokona

Sondazh

Poll