Politike

'Pse po e bëjmë Dubai Portin?'/ Shehi: Investitorët italianë do e bënin Trieste. Punonjësit do jenë pakistanezë?

Shehi kërkoi të dinte origjinën e 12 mijë punonjësve që priten të punësohen pas përfundimit të projektit në Durrës.

15 Nëntor 2022, 10:39 Nga A.B
'Pse po e bëjmë Dubai Portin?'/ Shehi: Investitorët
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi mendon se në Portin e Durrësit do ishte më mirë që investitorët të ishin italianë, gjermanë e nga Europa sesa ato nga Dubai. Në komisionin e Ekonomisë, Shehi tha se do ishte më mirë që në Durrës të projektohet si Trieste apo Kanë sesa si Dubai. Po ashtu, ai kërkoi të dinte origjinën e 12 mijë punonjësve që priten të punësohen pas përfundimit të projektit në Durrës.

DEKLARATA E PLOTË E SHEHIT NË KOMISION:

Unë do ti filloj pyetjet nga Porti i ri. Ku do bëhet porti i ri, sa kushton? Për sa vjet do bëhet? Kush do ta ndërtojë të riun? Impakti që ka në Durrës, do krijojë dhe probleme me logjistikën.

Tani te projekti i ri,ju thoni me mburrje se do krijohen 12 mijë vende pune. Janë për shqiptarët këto? Se ajo zona atje punon me pakistanezë dhe indian. Këto puntorët do marrin rrogën minimale shqiptare, se mund të jenë pakistanezë, siç është në Dubai dhe vijnë këtu. Se ky nuk është impakt pozitiv për shqiptarët. Keni vendosur ndonjë klauzolë? Çfarë po bëhet këtu. 

E dyta. Pse pa garë? Ne jemi në mes të Europës, vjet nënshkruam asociimin. Kemi miq italianë që mund ta bënin jo Dubai, po Trieste, mund ta bëjmë Kanë. Pse ta bëjmë Dubai? Pyetje kot, por ka të bëjë me teorinë shoqërore. Pse keni shkuar në një vend kot, do ishte më mirë të ishin ca austriakë. Italianët që kemi përballë, francezët. Ne po shkojmë ne Europë, pse të kthehemi pas. Porti është strategjik. Më duket se kemi disa interesa të tjera, që të vijmë tek të tjerat. Ju thoni se kemi dhënë 33% si ndërtues. Më duket e ekzagjeruar, barrë. 11% është një taksë e hequr në terminal, po ta shohësh në Tiranë, ajo i djeg, është mbi çmimin. Po ta bësh hesap ndërtuesi, i bie që është 22%, ke hequr taksën që djeg më shumë. Ke hequr atë që ka dashur, taksën fundore, 11 metra ia dorëzon bashkisë, te Veliaj, ai nuk ka për ta dorëzuar. 

Pyetja tjetër, ne kemi dhënë gjithë Golemin, asnjë tokë nuk ka më shteti në Golem. Si do garantoni se ndërtimet në Durrës, do mbeten truall të shtetit shqiptar. Nuk më duket ekonomike. S'ka të tilla kontrata, ka qënë marina e Vlorës. Më duket si artificë, tokën do ta mbajnë? Më duket se këtu nuk do ketë garanci. 

Pyetja që më djeg, është se si nuk u gjet një investitor gjerman, austriak apo italian.

Shalsi: Mu kujtuan debatet e shumë vendeve, ç'ka cituat... 

Shehi: Tu kujtua gjëja më për të qeshur.

Shalsi: Nëse do dëgjoje fjalinë e dytë s'do reagoje. E nisa me klubet e futbollit e më pas.. në Europë ka pasur 2 kahe, pse duhet blejë klubi arab ikonën e Munihut, është debat ky që them unë.

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022 dashamir shehi

Sondazh

Poll