Politike

Ministrja e Ekonomisë: Bonot e Thesarit dhe obligacionet në dobi të investitorëve! Po bëjmë fushata për qytetarët

Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se investimi në to ndikon në dobi të qytetarëve.

15 Nëntor 2022, 10:37 Nga k.m.
Ministrja e Ekonomisë: Bonot e Thesarit dhe obligacionet në dobi
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se me rritjen e normave të interesit ndikon në rritjen e titujve qeveritare, pra në bonot e thesarit dhe obligacion. Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se investimi në to ndikon në dobi të qytetarëve.

"Është temë që s’është prekur kurrë (investimet tek bonot e thesarit), sepse përgjatë 8 viteve të kaluara norma bazë e interesit nuk ka qenë kurrë sesa është sot. Ne kemi folur shumë për inflacionin dhe krizën energjetikë dhe kemi ndërmarrë një sërë hapash që qytetarët të mos preken. Ashtu sikurse dhe në bankat qendrore edhe Banka e Shqipërisë në zinxhir ka rritur normat e interesit që zinxhir rrit titujt qeveritar. Përfitueshmëria e investimeve në këto tituj, duke qenë se normat janë rritur është shumë i lartë se një vit më parë. Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione. Sot do fillojmë një fushatë ndërgjegjsuese sesi njerëzit mund të investojnë në bonot e thesarit dhe sesi mund të përfitojnë nga ato. Ne kemi hapur sportele në disa qytete për të marrë informacione dhe përfitime nga këto. Pasiguria e sektorit bankar ka bërë që normat të rriten në mënyrë më të përshpejtuar. Ne këtë nismë po e marrim për qëllimin parësor që të informojmë publikun për një formë ndryshe investimi nga çfarë mund të kenë përdorur gjatë viteve. Nga ana tjetër ne presim që gjatë vitit të ardhshëm të kemi një stabilizim duke qënë se do të ketë një pasurim më të ulët. Do të luhatemi por nuk do të ketë përshpejtim të normave të interesit. Ne presim që këtë përqindje ta çojmë në 15%. Urojmë të ketë investime tek bonot e thesarit. Kemi pasur interes dhe kjo tregon për një besim të shtuar në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Dua të theksoj se në të gjitha rastet ne kemi disa skenarë për përballimin e situatave të mundshme. Në asnjë prej tyre nuk kemi ulje,"-tha Delina Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll