Politike

'Duan që ta rrisësh stekën'/ Rama mesazh për "çunat e Londrës": Falja e Braverman do të kishte zgjidhur shumë gjëra, por...

Pretendimin e Ramës që e gjith aka qenë një sulm, e tregon fakti që nuk është kërkuar falje.

15 Nëntor 2022, 10:53 Nga k.m.
'Duan që ta rrisësh stekën'/ Rama mesazh për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë një konference për shtyp se deklaratat e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, ka qenë sulm i kalkuluar ndaj Shqipërisë, por shtoi se akoma priste një kërkesë faljeje. Pretendimin e Ramës që e gjith aka qenë një sulm, e tregon fakti që nuk është kërkuar falje.

Pyetje: Nga bisedat që kam pasur me "çunat e Londrës" kam mësuar se iu përkrahin, ata kërkojnë gjithashtu që qeveria ta ngrejë stekën dhe të kërkojë lehtësim të vizave që shqiptarët mos të shkojnë me gomone.

Rama: Të falenderoj personalisht. Besoj shumë që të jesh shqiptar i mirë do të thotë që kur flet në gjuhë të huaj mos të bësh asgjë mbi shqiptarët. Nuk ka rëndësi se kush, e qysh e tek. Ke dhënë kontribut për Shqipërinë. Thënë kjo, situata dihet se cila është. Politika britanike ka nisur hyrë në një rrugë pa krye. Të kërkosh liberalizim vizash është një gjë që unë e kam thënë prej kohësh. Ç'të të them më shumë se kaq. Falja do të kishte zgjidhur shumë gjëra. Fakti që falja nuk erdhi, dmth që sulmi ishte i kalkuluar. Nuk ishte nga ato që dalin pa dashje. Kërkohet falje dhe mbaron aty. Kjo tregon që sulmi ka qenë i kalkluar. Unë e thashë edhe këtë.

edi rama rama 15 nentor 2022

Sondazh

Poll