Politike

Rama 'bie' brenda me këmbët e tij: Protestën e opozitës nuk e kam parë fare, por protestuesit hodhën bojë

E ka parë apo nuk e ka parë protestën?

15 Nëntor 2022, 10:31 Nga f.g
Rama 'bie' brenda me këmbët e tij: Protestën e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka parë protestën e opozitës së bashkuar më 12 nëntor 2022. I pyetur ng gazetarët, Rama tha se protestën nuk e ka parë, ndërsa dy kryetarët e partive opozitare, Ilir Meta dhe Sali Berisha i quajti "non-grata" dhe "spiun". Por më interesante në fjalën e kryeministrit që thotë se nuk e ka parë protestën është fakti se ka marrë dijeni që protestuesit hodhën bojë te fasada e kryeministrisë.

“Për cilën protestë më flisni, për cilët qytetarë më flisni, një non-gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre, kjo nuk ka lidhje me popullin, kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar, kjo është një protestë partish për pushtet, për të prishur dhe për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën punëtorët për ta larë natën se kështu është ndarë kjo punë ata bë pis dhe ne pastro. Ç-a proteste? As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë as nuk më interesojnë fare! As nuk i kam parë fare, mund ta bëjnë sa herë të duan. Është një çorbë që e kemi parë prej 30-vitesh që e gatuan i njëjti guzhinier “non-grata”.-tha Rama.

E ka parë apo nuk e ka parë protestën?/Dosja.al

edi rama protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll