Politike

Ç'po vjen? Pas Ulsi Manjës edhe Rama PARALAJMËRON: Do nxjerrim offshore, unë di se çfarë flas

Rama përsëriti të njëjtin "kërcënim" ndaj opozitës, siç bëri pak kohë më parë në Kuvend ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

15 Nëntor 2022, 10:32 Nga k.m.
Ç'po vjen? Pas Ulsi Manjës edhe Rama PARALAJMËRON: Do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të nxjerrë fakte që opozita ka kompani offshore, por shtoi se shumë shpejt do të flasë me fakte. Në konferencën e sotme për shtyp, Rama përsëriti të njëjtin "kërcënim" ndaj opozitës, siç bëri pak kohë më parë në Kuvend ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Por ende nuk kanë lënë të kuptohet se për cilin personazh bëhet fjalë. 

"Porti i Durrësit, kjo është marrëveshja e parë që shteti shqiptar. është 38% pjesëmarrja e shtetit aty. Ça flet?! është shteti ortak, se i dini mirë offshoret ata. Kur iu them do i shikoni, unë di se çfarë flas. Por është mirë që mos të prisni që ti shikoni për të ndarë shapin nga sheqeri. Çdo akuzë do jetë e mbështetur me fakte,"-tha Rama.

edi rama rama 15 nentor 2022

Sondazh

Poll