Projekti i marinës në Portin e Durrësit, Braçe shtron mbi 10 pyetje te 'Ekonomia': Ka kompani offshore të përfshira?
Braçe kërkoi nga të pranishmit të cilët po raportonin në Komisionin e Ekonomisë, detaje për projektin e Portit të Durrësit.
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe parashtroi më shumë se 10 pyetje për përfaqësuesit shqiptarë për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Braçe kërkoi nga të pranishmit të cilët po raportonin në Komisionin e Ekonomisë, se sa do të jetë kostoja e projektit, çfarë do ndodhë me vijën bregdetare, sa taksa do të paguajë kompania e huaj dhe nga cilat do të përjashtohet.
REPLIKAT:
Eduard Shalsi; Shoqëria e huaj që është aksioner, cfarë aksionerësh ka pas? Të gjitha emrat pas kompanive, është shumë e rëndësishme për ne dhe për ata që na dëgjojnë, duam të dimë se kush janë pronarët.
Erion Braçe: Dua të them që mundësia për të diskutuar është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë këtij komisioni. Cfarë ndodhi më parë nuk shkon. Eshtë legjitime kërkesa për të qënë ministrat këtu, po për cfarë? Nëse i themi hajdut këtij e atij... Dhe roli i ministrave, për cfarë të vijnë? Për t'i sharë? Nuk shkon. Dua të di sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion për këtë, në hektar. Cili është dokumenti që na garaton se kjo sipërfaqe toke që do të jetë aty, duhet të depozitohet dokumenti? E treta. Cfarë ndodh me vijën bregdetare që vihet në dispozicion të këtij projekti? Në cilin dokument është kjo që investitori, përfshirë dhe shtetin shqiptar, nuk do ta përdorë këtë pronë për të garantuar financim? Më jepni dokumentin që tregon se prona nuk do vendoset kolateral? Ju thatë se 8 hektarë do u kthehen qytetarëve, është pronë private apo publike Sa janë taksat që do paguajë investitori? Sa është vlera e taksave nga e cila do përjashtohet. Ju thatë se ai do ndërtojë hoteleri. Do ndërtojë gjë tjetër vec hoteleve? Sa është vlera e taksave. Sa taksa do paguajnë dhe nga sa taksa do përjashtohen?
Eduard Shalsi: Cdo gjë do jetë e lidhur me letra.
Erion Braçe: Duam të dimë, kemi të bëjmë me një kompani, është e ndarë në përqindje, ka të tjera kompani që financojnë në këtë pjesë, duam ta dimë. Mua nuk më intereson se sa i madh është zotëria që financon, unë dua garanci se ky projekt do mbarojë. Dua të di, Ka kompani offshore të përfshira? Nëse po cilat nëse jo shumë faleminderit. Dua të di se cilat janë dhe ku. Pyetja tjetër: Në disa nene, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment do t'i nënshtrohen. Për këtë sipërfaqe, ka pasur kërkesa të tjera. Nëse po, nga cilët. Kush do jetë institucioni që do shikojë këtë marrëveshje dhe këtë investim.
Sondazh
Ministrja e Ekonomisë: Bonot e Thesarit dhe obligacionet në dobi të investitorëve! Po bëjmë fushata për qytetarët
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se me rritjen e normave të interesit ndikon në ...
Ç'po vjen? Pas Ulsi Manjës edhe Rama PARALAJMËRON: Do nxjerrim offshore, unë di se çfarë flas
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të nxjerrë fakte që opozita ka kompani offshore, por shtoi se shumë shpe...
Protesta e opozitës, Rama: PD s'është e vetmja që ka marrë para ruse, fjalët e mia dalin...Prisni!
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendom se financimi rus i Partisë Demokratike është fakt, ndërsa shton se nuk janë ...
Projekti i portit të Durrësit, Zv.ministri i Financave: Do krijohen 12 mijë vende pune
Besart Kadia TIRANË- Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia deklaron se Projekti i Portit të Durrësit, do të krijojë...
Rama: Rritja e normës së interesit, avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të investojnë në bonot e thesarit. Në një konfer...
' Lexo librin ‘Banaliteti i së keqes’!'/ Shalsi s'i ndahet Shehajt: Të jam drejtuar me respekt, t'i qofsh! Demokrati: Çfarë thashë?
Eduart Shalsi dhe Agron Shehaj TIRANË- Komisioni i Ekonomisë për Portin e Durrësit nisi dhe vijoi me debate. Në një moment, k...
'Jemi kthyer në lupsarë'/ DEBATE në komision, Shehi: Kush s'do të bëjë biznes në Shqipëri udha mbarë
Eduart Shalsi dhe Dashamir Shehi TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomis&...
ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!
Pamje nga sherri TIRANË- Sherr tek Komisioni i Ekonomisë për kontratën e portit të Durrësit. Teksa mori fjalën për...
'Projektin e kemi marrë vonë'/ 'Ekonomia', Agalliu: Të shtyhet diskutimi, janë mbi 200 faqe, na duhet kohë
Agalliu TIRANË- Projektligji për Portin e Durrësit, shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i Partisë Demokratike...
Porti i Durrësit tek 'Ekonomia', Dashamir Shehi: Kontrata me 100 faqe na erdhi parmbrëmë, kush i lexon? Prisni të konsultohemi
Dashamir Shehi TIRANË- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për...
