Politike

A po favorizon Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Ju sfidoj të provoni atë që keni thënë në raste të përsitura

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se çmimi përcaktohet nga bursa dhe nga taksat vendase, e se kush pretendon të kundërtën duhet të provojë akuzat.

15 Nëntor 2022, 10:44 Nga k.m.
A po favorizon Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Ju sfidoj të provoni
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se si funksionon Bordi i Transparencës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura se favorizohen kompani të caktuara. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj u shpreh se çmimi përcaktohet nga bursa dhe nga taksat vendase, e se kush pretendon të kundërtën duhet të provojë akuzat.

Pyetje: Bordi i Transparencës, vendimet që merr ky bord duket se favorizojnë kompanitë e shitjes së karburantit se çmimet që vendosni nuk reflektojnë lëvizjet në bursë? 

Ibrahimaj: Bordi i Transparencës tashmë po bëhet me një vit që operon. Ju sfidoj të provoni atë që keni thënë në raste të përsitura. Ju supozoni që bordi merr vendimet në bazë të ecurisë së bursës. Që me fillimin e Bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve. Kemi ulur marzhet ndjeshëm në më shumë se në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë. Ju na thoni se nuk reflektojmë çmimet të bursës. Ju mund ti referoheni naftës bruto, ndryshe nga çmimet që ne u referohemi. Në përdorim çmimin PLAC SP dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet dhe taksat. Hidrokarburet tregtohen në dollarë dhe me siguri e dini që dollari leku shqiptar është zhvlerësuar nga dollari. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë bëhet me të gjitha komponentët. Unë me përgjegjësi ju them se aludimi nuk është i saktë dhe jo korrekt.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll