Politike

Koncesioni 320 mln euro për Fusha shpk? Rama: Asnjë qindarkë nga shteti, investim privat... rruga do të jetë me pagesë

Rama tha se është një investim tërësisht privat ndërsa shtoi se privati do tëe marrë pagesën për kalim. 

15 Nëntor 2022, 10:50 Nga f.g
Koncesioni 320 mln euro për Fusha shpk? Rama: Asnjë qindarkë nga
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mohoi publikimin e fundit të koncesionit 35-vjeçar me vlerë 320 milionë euro për ndërtimin e rrugës Lek-Konjat-Fier. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Rama tha se lajmi i publikuar në media nuk është i vërtetë, pasi sipas tij, shteti për ndërtimin e kësaj rruge nuk do të paguajë asnjë qindarkë. Rama tha se është një investim tërësisht privat ndërsa shtoi se privati do tëe marrë pagesën për kalim. 

Dje pashë një lajm; Balluku koncesion për rrugën Lekaj-Fier, 7 milionë kilometri. Kush e lexon mendon booooo. 320 milionë nga buxheti për dikë. Asnjë qindrakë nga shteti nuk është dhënë, investim privat që do të jetë me pagesë. A bën 7 apo 17, nuk e përcakton dot burimi tek. Se tani ia kemi shpjeguar 1 mln herë dhe sa herë kaloj tek kjo nënkalimi/mbikalimi i ish-Shqiponjës them me vete po këta që diskutonin kilometri kaq, kur kalojnë si ndjehen? Mund të ishte një kilometër kështu, ku e di ti ça ka në atë kilometër që flet. Ka urë apo ça ka? Për bordin e transparencës është gjëja më e thjeshtë, doni të bëni një informim është një gjë. Ulesh me letër dhe laps. Shkoni tek mbledhja e Bordit, e mos i bëni hesapet pa hanxhinë. Se dakord nxirret inati me qeverinë, por pastaj.Ky është misioni i mediave.

Dje, qeveria shpalli fituese kompaninë Fusha SHPK bashkë me 8 shoqëri të tjera për koncesionin e rrugës së Lek-Konjat-Fier.  Kompania koncesionare, që është grupim i 8 shoqërive, do të rehabilitojë 46 kilometra rrugë ekzistuese me një kosto që përllogaritet të jetë gati 7 milionë euro për një kilometër. Punimet parashikohet që të përfundojnë në 2025-n, ndërsa pas vendosjes së traut, tarifa minimale për automjetet pritet të jetë 2 euro. Segmenti është pjesë e autostradës Milot-Fier. /Dosja.al

edi rama rruga e konjatit

Sondazh

Poll