Sport

"Ëndrra u thye", interisti Robin Gosens nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë në Katar...

Në vend të lojtarit interist, trajneri Flick thirri David Raum (24/RB Leipzig) dhe Christian Günter (29/SC Freiburg) në kombëtaren e Gjermanisë, si mbrojtës të majtë.

13 Nëntor 2022, 08:50 Nga DOSJA
"Ëndrra u thye", interisti Robin Gosens nuk do të jetë
Robin Gosens nuk do të jetë pjesë e skuadrës së DFB në Katar

GJERMANI - Nuk ka rëndësi nëse një Botëror zhvillohet në Angli, Itali, Brazil apo Katar. Për një futbollist, pjesëmarrja në Kupën e Botës është gjëja më e madhe që mund të arrijë në karrierën e tij. A nuk e besoni? Pyesni lojtarin e Interit, Robin Gosens (28), që ka zhvilluar 14 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë.

Trajneri i kombëtares gjermane Hansi Flick (57) nuk e thirri atë në skuadër për Kupën e Botës në Katar. Në “Rheinische Post” ai tregoi mirëkuptim për vendimin, por foli edhe për një zhgënjim të madh. “Më ka plasur një ëndërr e jetës, më dhemb,”- është shprehur Gosens.

Këtë sezon ai erdhi në Serie A pothuajse ekskluzivisht për këtë qëllim. Por duket kjo nuk mjaftoi për një nominim. "Sigurisht që mund t'i kuptoj motivet e Hansi Flick,"- shprehet lojtari zikaltër i Interit. Në Europianin në verën e 2021 ai ishte një nga pikat e pakta të ndritura, ndonëse nuk mund të parandalonte fundin e raundit të 16-të kundër Anglisë (0-2). Pika kryesore e tij: goli në grupe kundër Portugalisë (4-2).

"Ëndrra u thye", interisti Robin Gosens nuk do të jetë

Mirëpo, në vend të zikaltrit të Interit, trajneri Flick thirri David Raum (24/RB Leipzig) dhe Christian Günter (29/SC Freiburg) në kombëtaren e Gjermanisë si mbrojtës të majtë. Por a po e mendon Gosens tani për një lëvizje në Bundesligë, në mënyrë që të jetë më shumë në fokusin e Flick për EM 2024?

“Sigurisht që dua të luaj në Bundesligë në një moment. Por qëllimi im është të afirmoj veten te Interi. Kam ndjesinë se nuk kam ardhur ende në nivelin tim 100 përqind. Edhe pse në stërvitjet e përditshme shoh se kam nivelin për t'u depërtuar në një klub të lartë si Interi,”- është shprehur gjermani Gosens.

Së fundmi ka pasur zëra se me Eintracht Frankfurt, Bayer Leverkusen dhe Borussia Mönchengladbach, tre klube të Bundesligës ishin të interesuara për lojtarin. Megjithatë, tarifa e kërkuar nga Interi (20 milionë euro) nuk ishte e përballueshme për klubet në fjalë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll