Sport

Pas ndeshjes, Arteta tregon pse u largua Xhaka nga fusha, qetësohet Zvicra...

Kujtojmë se Granit Xhaka është kapiten i kombëtares së Zvicrës, e cila do jetë në finalet e Botërorit ‘Katar 2022’.

13 Nëntor 2022, 07:29 Nga DOSJA

Pas ndeshjes, Arteta tregon pse u largua Xhaka nga fusha, qetësohet

ANGLI - Pas ndeshjes dhe fitores 2-0, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se mesfushori kosovar Granit Xhaka ishte i sëmurë dhe kjo ishte arsyeja e vetme, pse u vendos që ai të largohej nga fusha, që në minutën e 16-të të takimit në transfertë ndaj Wolverhamptonit.

“Ai ishte i sëmurë dhe për këtë arsye u largua. Nuk mendoj se është në dyshim për Botërorin”,- ka thënë trajneri Arteta, duke qetësuar tifozët, por edhe kombëtaren helvete. Kujtojmë se Granit Xhaka është edhe kapiten i kombëtares së Zvicrës, e cila do jetë në finalet e Botërorit ‘Katar 2022’.

‘Topçinjtë’ e Arsenalit vazhdojnë formën e mrekullueshme dhe duke përfituar nga hapi fals i Cityt, tani kanë krijuar një epërsi prej 5 pikësh në renditje, ndërkohë Premier League do të ndërpritet për shkak të fillimit të Botërorit në Katar më 20 nëntor.

Pas ndeshjes, Arteta tregon pse u largua Xhaka nga fusha, qetësohet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll