Sport

F1/ Buzëqeshja e parë sezonale për Mercedes, Rusell fiton garën sprint në Interlagos

George Russell, piloti i Mercedes fitoi ditën e shtunë garën sprint zhvilluar në pistën e Interlagos, Brazil.

12 Nëntor 2022, 21:37 Nga DOSJA

F1/ Buzëqeshja e parë sezonale për Mercedes, Rusell fiton

BRAZIL-George Russell, piloti i Mercedes fitoi ditën e shtunë garën sprint zhvilluar në pistën e Interlagos, Brazil. Gara e parafundit e kampionatit botëror, pa pilotin britanik të merrte suksesin e parë sezonal, por edhe për vetë makinën gjermane që ende nuk ka marrë një fitore këtë sezon. “Princi” i Mercedes bëhet i madh në Sao Paolo në garën e 100 kilometrave që i jep 24-vjeçarit emocione dhe një parakalim duartrokitjesh nga tifozët.

Pavarësisht se Carlos Sainz e mbylli në vendin e dytë, nuk duhet harruar që piloti  i Ferrarit mbart një penalitet për shkak të ndryshimit të makinës dhe do të penalizohet me 5 pozicione. Podiumin e mbylli Hamilton me makinën e Mercedes. Verstappen, kampioni i botës u rendit në vendin e katërt.

Strategjia e gabuar  ishte që Red Bull montoi gomat e mesme duke e penalizuar jo pak holandezin. Në vendet 5 dhe 6 u renditën  Sergio Perez me Red Bull e Charles Leclerc me Ferrarin, që do e nisin garën nga vendet e mesit. Renditja e kësaj gare sprint do të shërbejë të dielën për startin e garës normale të Brazilit.

E.Ç (Dosja.al)

brazil interlagos rusell

Sondazh

Poll