Sport

Ndalet Bundesliga! Bayern Munich fiton dhe shndërrohet në lider deri në fund të 2022-it

Pas 15 javëve Bayern Munchen udhëheq renditje në Bundesligë me 34 pikë, gjashtë më shumë së RB Leipzig që është në vendin e dytë.

13 Nëntor 2022, 07:13 Nga DOSJA

Ndalet Bundesliga! Bayern Munich fiton dhe shndërrohet në lider deri

GJERMANI - Bayern Munich arriti të fitojë 2-0 në tranfertë ndaj Schalke 04, duke u ngjitur në krye të renditjes së Bundesligës. Gnabry (38’) dhe Choupo-Moting (52’) ishin autorët e golave për bavarezët, të cilët pas ndërprerjes së kampionatit, janë pozicionuar si lider të Bundesligës deri në Vitin e Ri.

Bayern Muniche dëshmoi formën e mirë sportive, duke fituar pesë ndeshjet e javëve të fundit në Bundesligë. Të shtunën në mbrëmje, viktimë e kësaj performance ishte skuadra në fundin e tabelës, Schalke 04.

Në minutën e 38-të Serge Gnabry mori një top nga Musiala dhe shënoi 0-1, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte përsëri Musiala ai që asistoi për Choupo-Moting, i cili i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 52-të, duke ‘vulosur’ rezultatin e ndeshjes.

Ndalet Bundesliga! Bayern Munich fiton dhe shndërrohet në lider deri

Pas 15 javëve Bayern Munchen udhëheq renditje në Bundesligë me 34 pikë, gjashtë më shumë së RB Leipzig që është në vendin e dytë. Skuadra bavareze ka 10 fitore, 4 barazime dhe një humbje. Ndërkohë Schalke 04 vazhdon të jetë në vendin e fundit me 9 pikë, ku në 15 ndeshje ka fituar 2, barazuar 3 dhe humbur 10.

Kujtojmë se Bundesliga do të rifillojë më 20 janar. Bayern Munchen pritet të luajë kundër RB Leipzig në transfertë në vitin 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll