Sport

Neonazist dhe pjesë e një bande kriminale, Federata polake pushon nga puna truprojën e Lewandowski-t

Truproja i Lewandowskit Dominik G, i njohur si 'Grucha' është arrestuar në Poloni për shkak të bindjeve neo-naziste dhe se i përkiste një bande kriminale.

12 Nëntor 2022, 20:17 Nga DOSJA

Neonazist dhe pjesë e një bande kriminale, Federata polake pushon nga

POLONI- Truproja i Lewandowskit Dominik G, i njohur si 'Grucha' është arrestuar në Poloni për shkak të bindjeve neo-naziste dhe se i përkiste një bande kriminale. Lajmi u konfirmua nga Wirtualna Polska. Sipas aktakuzës, “Grucha” ishte pjesë e një bande prej rreth 50 personash që merreshin me zënka dhe rrëmbime, duke fituar para me prostitucion; në shtëpinë e tij policia kishte konfiskuar materiale neonaziste.

Personi në fjalë, duke filluar nga viti 2000, do të bëhej një nga drejtuesit e skinheads të Bialystok, dhe në të njëjtën kohë i huliganëve të ekipit lokal të futbollit, Jagiellonia.

I arrestuar në tetor 2014, prej nëntorit 2020 ka qenë ndër të pandehurit në gjyqin kundër bandës neonaziste. Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, konfirmoi se punësimi i “Grucha” ishte ideja e tij, por tha se nuk ishte në dijeni të akuzave ndaj këtij personi. Dominik G hodhi poshtë çdo akuzë. Asnjë koment për momentin nga stafi i Lewandowskit

E.Ç (Dosja.al)

lewandowski barcelona

Sondazh

Poll