Sport

Befasia e Premier League quhet… Newcastle! Vendi i tretë, fitorja e pestë radhazi dhe ‘viktima’ ishte Chelsea. Broja titullar

Surprizë në St. James' Park. Newcastle arrin suksesin e pestë radhazi, duke mposhtur Chelsea-n me shifrat 1-0.

12 Nëntor 2022, 21:53 Nga DOSJA

Befasia e Premier League quhet… Newcastle! Vendi i tretë, fitorja e

ANGLI- Surprizë në St. James' Park. Newcastle arrin suksesin e pestë radhazi, duke mposhtur Chelsea-n me shifrat 1-0. Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak emocione, sfida ndizet menjëherë në fillim të pjesës së dytë, kur vendasit bëhen menjëherë të rrezikshëm.

Willock shënoi në minutën e 67’ 1-0 me një të djathtë të fuqishme nën asistimin e Almiron. Blutë sulmojnë, por nuk shkojnë përtej një goditjeje me kokë të Havertz. Chelsea do të rifillojë Premier League-n më 27 dhjetor në Stamford Bridge kundër Southampton-it dhe sheh vendin e katërt  -8 pikë.

Nga ana tjetër befasone Neëcastle i Howe, që shkon në vendin e tretë në kuotën e 30 pikëve, dy më pak se Manchester City që renditet në vendin e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

 

newcastle chel premier league

Sondazh

Poll