Sport

Odegaard nderon Arsenal-in, skuadra londineze nis arratinë drejt kreut, ndeshja e Xhakës zgjat vetëm 16 minuta

Nuk mund të kishte një ditë më të mirë për Arsenalin që përfiton nga disfata e Cityt dhe mundi Wolverhampton 2-0.

12 Nëntor 2022, 22:54 Nga DOSJA

Odegaard nderon Arsenal-in, skuadra londineze nis arratinë drejt kreut,

ANGLI- Nuk mund të kishte një ditë më të mirë për Arsenalin që përfiton nga disfata e Cityt dhe mundi Wolverhampton 2-0. Pas Kupës së Botës, Arteta do të ketë 5 pikë avantazh ndaj Guardiolës. Në pjesën e parë, rastet më të mira ishin nga sulmuesi i Wolves Guedes dhe ai i Arsenal Gabriel Jesus që në të 36-tën tronditi traversën.

Pjesa e dytë ishte shumë më shpërthyese. Pas dhjetë minutash Vieira asiston për Odegaard, i cili nuk gaboi. Në minutën e 75', norvegjezi do të mbyllte llogaritë e takimit.

Ndeshja e parë pas Botërorit do të jetë derbi me ëest Ham në Emirates. ëolverhampton që renditet në vendin e fundit do të luajë në transfertë ndaj Everton. Kujtojmë që në minutën e 16' Granit Xhaka u zëvendësua për shkak se ndjeu një shqetësim në bark. Ky është një lajm i keq për mesfushorin dhe për Zvicrën, pasi ky problem vjen vetëm disa ditë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.

E.Ç (Dosja.al)

arsenal wolves

Sondazh

Poll