Sport

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit”...

Lionel Messi ka folur me superlativa, duke mos e fshehur nostalgjinë për ish-trajnerin e tij Pep Guardiola vite më parë te Barcelona. Ndërkohë ai ironizon edhe ata që donin ta kopjonin...

13 Nëntor 2022, 08:12 Nga DOSJA

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit”...

SPANJE - Lionel Messi ka dhënë këtë të shtunë një intervistë, të realizuar nga bashkatdhetari i tij Jorge Valdano për kanalin spanjoll Movistar. Ndër temat e ndryshme të trajtuara nga ylli argjentinas i Paris Saint-Germain ishte edhe marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën, trajnerin që e drejtoi gjatë disa sezoneve te Barcelona. Dhe Messi ishte i gjithë lavdërime dhe superlativa për trajnerin aktual të Manchester City.

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit, gjithçka dukej aq e lehtë dhe e thjeshtë sa të gjithë trajnerët donin ta kopjonin”,- tha Messi me një ton ironik, duke përfunduar idenë: “Pashë shumë ‘Guardiola’ përreth dhe atëherë e kuptova se çfarë ndërtuam së bashku. 

Ka qenë trajneri më i mirë që kam pasur, pa dyshim është i veçantë, sidomos në mënyrën se si i shikon ndeshjet, i përgatit dhe komunikon me lojtarët. Gjithçka që na tha ndodhi më vonë gjatë ndeshjeve”,- kujton argjentinasi plot nostalgji për vitet e shkuara të suksesshme, ku skuadra e Barcelonës ishte thuajse e pathyeshme dhe një model për të tjerët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll