Aktualitet

Protesta e PD-së/ Policia "shtrëngon" masat, ngrihen pika kontrolli në dalje të Vlorës

Mbi 1200 efektivë, agjentë të FNSh, Shqiponja, dhe agjentë civilë do të monitorojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

12 Nëntor 2022, 14:56 Nga a.l
Protesta e PD-së/ Policia "shtrëngon" masat, ngrihen pika
kontrolle ne dalje te Vlores

VLORË- Policia ka marrë masa në disa akse rrugore lidhur me protestën e pasdites së sotme qëështë organizuar nga PD dhe pjesëmarrës do të jetë edhe Partia e Lirisë. Mësohet se kontrolle të shumta janë duke u kryer në dalje të qytetit të Vlorës dhe autostradën Vlorë-Levan. Janë ngritur pika kontrolli edhe në hyrje të Tiranës dhe dalje të qyteteve të tjera nga pritet që të nisen protesuesit për t'iu bashkuar protestës së orës 16:00. Mbi 1200 efektivë, agjentë të FNSh, Shqiponja, dhe agjentë civilë do të monitorojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Jemi vetëm 55 minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën./ Dosja.al

 

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll