Aktualitet

"Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”/ Pankartat "thumbuese" nga protesta e shqiptarëve në Angli (FOTO)

Një nga më pikatet ishte dhe ajo ku shkruhej: "Mos negocioni me Edi Ramën, Suella të shkojë në vendin e saj."

12 Nëntor 2022, 14:10 Nga a.l
"Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë
pankarta nga protesta e shqiptareve ne Angli

ANGLI- Shqiptarët që protesuan sot të veshur kuq e zi në Angli pranë parlamentit britanik, përpos atemosferës me këngë e valle, tërhoqën vëmendjen përmes pankartave thumbuese drejtuar Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Suella Baverman.“Ne punojmë, ne paguajmë taksa, jemi shqiptarë”, “Suella duhet dërguar në Ruanda”, “Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”, “Suella shpërndan gënjeshtra”, ishin këto disa nga pankartat që mbanin emigrantët shqiptarë gjatë protestës. Një nga më pikatet ishte dhe ajo ku shkruhej: "Mos negocioni me Edi Ramën, Suella të shkojë në vendin e saj."

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit./ Dosja.al

 

protesta e shqiptareve ne britani 12 nentor 2022 shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll