Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset 27-vjeçari në Korçë

Raportohet se një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet A.M banues në fshatin Mançurisht të Devollit ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.

12 Nëntor 2022, 13:11 Nga e.k
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset 27-vjeçari në
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 minuta në afërsi të fshatit Zvezdë në Maliq. Raportohet se një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet A.M banues në fshatin Mançurisht të Devollit ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës ku bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq. Rrerh orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksidentet rrugore korce

Sondazh

Poll