Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 34-vjeçari me dy emra në Kurbin

Vis Lika alias Admir Rrika ishte dënuar nga Gjykata e Firenzez me 2 vite e 3 muaj burgim.

12 Nëntor 2022, 12:59 Nga e.k
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje,
Policia Kurbin

KURBIN- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për akuzën e vjedhjes në rrethana rënduese është vënë në prangat nga Policia e Kurbinit ditën e sotme. Vis Lika alias Admir Rrika ishte dënuar nga Gjykata e Firenzez me 2 vite e 3 muaj burgim. Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet italiane pritet të bëhet dhe ekstradimi i tij drejt Italindë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin / Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Firenze”. Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Firenze", si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi: -Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese", parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

policia e kurbinit vis lika

Sondazh

Poll