Aktualitet

Protesta e emigrantëve, doktori shqiptar në Londër: S'jemi kriminelë por profesionistë!

Mjeku ka treguar se shqiptarët në Britani nuk janë kriminelë.

12 Nëntor 2022, 13:59 Nga A.B
Protesta e emigrantëve, doktori shqiptar në Londër: S'jemi
Mjeku

BRITANI- Një prej mjekëve e pranishëm në protestën e mbajtur në Londër është shprehur se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë. Ai ka treguar se e duan vendin dhe komunitetin që kanë krijuar në Angli.

“Është protest që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi cdo ditë të cojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

protesta e shqiptareve ne britani 12 nentor 2022

Sondazh

Poll