Aktualitet

'Duhet të jetë ndërtuar për kuaj'/ Kompleksi për shitje në Tiranë, çuditen qytetarët: Si Çikago e vitit 1920

Qytetarët janë habitur nga pamja e ndërtesës e cila ende nuk ka mbaruar së përfunduari.

12 Nëntor 2022, 13:19 Nga A.B
'Duhet të jetë ndërtuar për kuaj'/ Kompleksi
Ndertesa

TIRANË- Pronat në shitje tërheqin vëmendjen e shumë qytetarëve sidomos nëse kanë një pamje të bukur e nëse shoqërohen me një çmim të arsyeshëm. Mirëpo, një kompleks i cili është reklamuar në një faqe në 'Facebook', tërhoqi vëmendjen e njerëzve, për pamjen dhe sigurisht misterit të vlerës që ajo mund të ketë.  Komentuesit janë çuditur nga pamja e godinës e cila për to ngjan e vjetër. Madje një prej tyre e ka krahasuar me pamjen e Çikagos në vitin 1920.

KOMENTET MË POSHTË:

-'Ato ballkone me kangjella te rralla ne kate te larta kush mund ti blej??? nje frike e madhe kur ngre koken lart pale te jetosh !! "Arkitektë" te tille i duhen ketij vendi....

-Kushedi sa 500mln kushton!

-Projektin padyshim duhet ta ket bo per kuaj …,se as parkim nuk mund te them

-Kush ja ka dhone ate mendim me e ly me ate ngjyre muçmolle pallatin? Ngjan fiks si çikago e 1920

-Konvikte moderne të burgosen jetët e njerëzve

ndertesa per shitje ne tirane tirane

Sondazh

Poll