Aktualitet

VIDEO/ Me flamuj dhe pankarta protestuesit shqiptarë bllokojnë rrugën kryesore para parlamentit britanik

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, njerëzit, të ciëlt fillimisht u mblodhën në Westminster Bridge, kanë kaluar në këmbë drejt hyrejs së parlamentit britanik ku për shkak dhe të numrit të lartë të pjesmarrëvsve kanë bllokuar disa nga rrugët që lidhin disa zona.

12 Nëntor 2022, 13:31 Nga d.a.
VIDEO/ Me flamuj dhe pankarta protestuesit shqiptarë bllokojnë
Protesta ne Londer

BRITANI- Është duke vijuar protesta e shqiptarëve në kryeqyteti britanik ku turma e mbledhur kanë shkuar pranë parlamentit ku dhe kanë bllokuar rrugët.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, njerëzit, të ciëlt fillimisht u mblodhën në Westminster Bridge, kanë kaluar në këmbë drejt hyrejs së parlamentit britanik ku për shkak dhe të numrit të lartë të pjesmarrëvsve kanë bllokuar disa nga rrugët që lidhin disa zona.


Protesta është paqësore dhe qëllimi i saj është për të treguar se emigrantët shqiptarë nuk janë kriminelë por njerëz të ndershëm që punojnë dhe paguajnë taksat në Britani.

Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

protesta e shqiptareve ne britani 12 nentor 2022 shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll