Aktualitet

Kaluan nga Rinasi në Turqi lënde narkotike, arrestohen dy vëllezërit turq në Tiranë

Ato dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

12 Nëntor 2022, 14:10 Nga A.B
Kaluan nga Rinasi në Turqi lënde narkotike, arrestohen dy
Policia

TIRANË- Dy vëllezër turq janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Utku Kaya, 41 vjeç dhe Kabilay Kaya, 46 vjeç dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike. Dy të huajt do të vihen nën hetim për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 2 shtetas turq (vëllezër), si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

- U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dy vëllezërit turq që jetonin në Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me ish efektivin e rrugores, Florenc Bicerri që u përjashtua përjetë nga policia, kanë realizuar transportin e drogës nga Rinasi në Stamboll.

arrestohen vellezerit turq ne tirane tirane

Sondazh

Poll