Aktualitet

Tregtonte celularë kontrabandë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë (EMRI)

 Arrestimi i Emiljano Gorës është bërë në rrugën "Luigj Gurakuqi" në kuadër të operacionit të koduar "Phones 4" dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale.

12 Nëntor 2022, 13:24 Nga a.l
Tregtonte celularë kontrabandë, arrestohet 45-vjeçari në
operacioni i koduar "phones 4"

TIRANË- Emiljano Gora 45-vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi tregtonte celularë kontrabandë. Arrestimi i Gorës është bërë në rrugën "Luigj Gurakuqi" në kuadër të operacionit të koduar "Phones 4" dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Phones 4".

Sekuestrohen 26 aparate celulare, nga një subjekt në kryeqytet, vihet në pranga pronari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar "Phones 4", kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi:

- E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 45-vjeçarit, në rrugën "Luigj Gurakuqi", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 26 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

emiljano gora

Sondazh

Poll