Aktualitet

'Turp t'ju vijë'/ Zhvendoset protesta, shqiptarët shkojnë përballë Parlamentit britanik, thirrjet: Shqipëri, Shqipëri...

Të shumtë në numër e të veshur kuq e zi, shqiptarët vijojnë protestën e cila ka nisur që në orën 11:00. 

12 Nëntor 2022, 12:47 Nga A.B
'Turp t'ju vijë'/ Zhvendoset protesta, shqiptarët
Shqiptaret

BRITANI- Shqiptarët janë zhvendosur nga ura 'Westminster Bridge', përballë parlamentit britanik. Me thirrjet: 'Turp t'ju vijë','Jemi krenarë që jemi shqiptarë', shqiptarët shihen se kanë mbushur pjesën e jashtme të parlamentit. Të shumtë në numër e të veshur kuq e zi, shqiptarët vijojnë protestën e cila ka nisur që në orën 11:00. 


Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të 'La Manshit' kanë 'pushtuar' Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

shqiptaret ne britani protesta e shqiptareve ne britani 12 nentor 2022

Sondazh

Poll