Politike

Analisti rrëfen historinë e “Junckerit” shqiptar kur Nano ishte kryeministër: E shihte dhe se prekte telefonin

26 Shkurt 2019, 10:13 Nga DOSJA
Analisti rrëfen historinë e “Junckerit” shqiptar kur Nano

Ditën e kaluar bëri xhiron e portaleve lajmi se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker iu përgjigj telefonatës së gruas së tij gjatë një konference për shtyp. “Ishte dyshuesja e zakonshme…gruaja ime,”-tha Juncker duke shkaktuar të qeshura në sallë. (Lexo këtu)

Mirëpo bazuar në këtë histori, analisti Ylli Dylgjeri ka zbuluar se diçka e tillë ka ndodhur shumë vite më parë në një mbledhje qeverie në Shqipëri. Sipas Dylgjerit një ministri i ka rënë telefoni dhe nuk ka dashur të përgjigjej, pasi rregulli në mbledhje ishte që telefonat të mbaheshin mbyllur.

Ka ndodhur edhe me “Junckerin” tonë…Vite të shkuara, në një mbledhje Qeverie i bie telefoni një Ministri. Megjithëse rregulli ishte se në mbledhje telefonat mbaheshin mbyllur, Ministri e kishte lëne me dridhje mbi tavolinë.

Zëëërrrrrrrrrr, zërrrrrrrrrrr.. zèrrrrrrrrrrrrrr!!! E degjojmë të gjithë dridhjen. Qetësi….Ministri e shihte e se prekte telefonin. Ndërkohë, heshtjen e thyen Kryeministri: Merre , “Juncker” mereeee!

Dialog:

-“Junckeri“: Alooo, po çfarë ke moj e uruar, çfarë ke? Pse te ofrohem një herë natën …me shkateron gjithe diten!!

Qeveria ne kor: Haaaaaaaaaa

Kryeministri: Mbledhja mbyllet.”- shkruan analisti Ylli Dylgjeri në statusin e tij në Fcaebook.

Megjithëse analisti Dylgjeri nuk i thotë me emra, ngjarja të cilës i referohet ai bëhet fjalë për kohën kur ishte kryeministër Fatos Nano. Ndërsa ministri të cilin e telefonoi gruaja ishte Leonard Solis, i cili mbante postin e ministrit të Shëndetësisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos nano jean-claude juncker leonard solis ylli dylgjeri fatos nano jean-claude juncker leonard solis ylli dylgjeri

Sondazh

Poll