Politike

KQZ zyrtarizon djegien e mandateve, nga sot opozita pa asnjë deputet në Kuvend!

26 Shkurt 2019, 10:06 Nga DOSJA
KQZ zyrtarizon djegien e mandateve, nga sot opozita pa asnjë deputet

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se nga Kuvendi ka mbërritur kërkesa për zevendësimin e vendeve vakante nga opozita. KQZ njoftoi sot se pas dërgimit të shkresës nga Kuvendi, është vijuar me procedurën për plotësimin e vendeve bosh.

Opozita nga sot është pa asnjë deputet në parlament. Djegia e mandateve është zyrtare.

Në një deklaratë për mediat zedhënësja e këtij institucioni bëri me dije se sipas ligjit KQZ-ja është e të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes.

Deklarata e KQZ: 

Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se, në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr. KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve garanton se do të zbatojë ligjin me rigorozitet.

Ish- deputetët e opozitës dorëzuan të enjten e kaluar (Lexo këtu) me anë të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kërkesën e tyre të parevokueshme për të lënë mandatin e deputetit. Opozita kërkon krijimin  e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo dorëheqje dhe ka thënë se opozita ka frikë nga drejtësia. Ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe thotë se kjo minon integrimin e Shqipërisë në BE.

(A.B.F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e kqz djegia e mandateve te opozites protesta e opozites vendet bosh deklarata e kqz djegia e mandateve te opozites protesta e opozites vendet bosh

Sondazh

Poll