Sport

I pafati Marco Reus, mungesa e madhe e Botërorit! Kapiteni i Dortmundit u dëmtua tri herë radhazi, nuk do të jetë në Katar...

Dëmtimet e kanë goditur mesfushorin gjatë gjithë karrierës së tij. Ky do të jetë Botërori i dytë që gjermani do të humbasë për shkak të lëndimit, pas atij të vitit 2014

10 Nëntor 2022, 16:50 Nga DOSJA

I pafati Marco Reus, mungesa e madhe e Botërorit! Kapiteni i Dortmundit u

GJERMANI - Marco Reus, është një tjetër emër i madh, që mësohet se nuk do të jetë në Botërorin e Katarit për shkak të dëmtimit. Trajneri i kombëtares gjermane Hansi Flick zbuloi këtë të enjte listën përfundimtare me 26 të thirrurve, ku sipas ‘Sky Sports’ kapiteni i Dortmundit është jashtë për shkak të lëndimit.

Mesfushori sulmues 33-vjeçar (mund të luajë edhe si anësor) lëndoi kyçin e këmbës më 17 shtator kundër Schalke 04, u rikthye një muaj më vonë, më 16 tetor kundër Union Berlin, por pati sërish probleme. Ai u ndal për t'u kthyer më 5 të këtij muaji, në pritjen të sfidës me Bochum. Marco ishte vetëm 23 minuta në fushë dhe u kthye për t'u ankuar në fund të ndeshjes.

I pafati Marco Reus, mungesa e madhe e Botërorit! Kapiteni i Dortmundit u

Dëmtimet e kanë goditur kapitenin Marco Reus gjatë gjithë karrierës së tij, kështu që ky do të jetë Botërori i dytë që gjermani do të humbasë për shkak të lëndimit, pas atij të vitit 2014. Përveç kësaj, ai humbi edhe finalet e Euro-2016, për shkak të problemeve fizike. Ai gjithashtu nuk ishte në Euro-2020, por luajti në 2021, me dëshirën për të “shpërthyer pas një sezoni shumë rraskapitës”, pasi nuk u dëmtua. Dhe ja tani, dëmtimet përsëri e privuan nga pjesëmarrja në Botërorin ‘Katar 2022’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll