Sport

Pogba teston gjurin e operuar me kërcim, tifozët e Juventusit vazhdojnë të presin rikthimin e mesfushorit

Lajmi i mirë, veçanërisht për tifozët e Juventusit është se Paul Pogba nuk është zhgënjyer nga mos grumbullimi me Francën në Kupën e Botës.

10 Nëntor 2022, 12:29 Nga DOSJA

Pogba teston gjurin e operuar me kërcim, tifozët e Juventusit

ITALI- Lajmi i mirë, veçanërisht për tifozët e Juventusit është se Paul Pogba nuk është zhgënjyer nga mos grumbullimi me Francën në Kupën e Botës. Më pak e mira është se mënyra në të cilën mesfushori francez u përpoq ta vërtetonte nuk u pëlqeu ndjekësve të tij...

Heshtja u thye megjithatë nga një video e postuar nga lojtari në profilin e tij në Instagram, ku Pogba iu nënshtrua një... “prove baleti” për të treguar se ishte gati gati për rikthimin në fushë: “Koha e familjes. Testi i gjurit kaloi”, ka shkruar Paul në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

Krahas komenteve inkurajuese, nuk kanë munguar ata që janë shfaqur të zemëruar dhe presin të shohin Pogba-n në fushë. Videoja arriti në gjysmë milioni pëlqime, me afro pesë milionë shikime. Të paktën qëllimi për t'u rikthyer të flitet për të është arritur ...

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes pogba

Sondazh

Poll