Sport

ZYRTARE | Martinez harton listën e Belgjikës për Katar 2022, mungojnë dy futbollistët e Milanit, vendimi për Lukakun…

Belgjika ka grumbulluar Romelu Lukakun dhe Charles De Ketelaere për Kupën e Botës në Katar.

10 Nëntor 2022, 12:38 Nga DOSJA

ZYRTARE

BELGJIKA- Belgjika ka grumbulluar Romelu Lukakun dhe Charles De Ketelaere për Kupën e Botës në Katar. Trajneri i Djajve të Kuq, Roberto Martinez është fokusuar te qendërsulmuesi i Interit dhe mesfushori sulmues i Milanit pavarësisht problemeve të tyre në muajt e parë të sezonit në Serinë A.

Dy futbollistët e Milanit, Saelemaekers dhe Origi nuk janë përfshirë në listën e 26 lojtarëve.

LOJTARËT E BELGJIKËS

Portierët: Casteels, Courtois, Mignolet

Mbrojtës: Alderëeireld, Debast, Faes, Theate, Vertonghen, Castagne, Meunier

Mesfushorët: Carrasco, T. Hazard, De Bruyne, Dendoncker, Onana, Tielemans, Vanaken, Ëitsel, De Ketelaere, Doku, E. Hazard

Sulmuesit: Mertens, Trossard, Batshuayi, Openda, Lukaku

E.Ç (Dosja.al)

belgjika lukaku

Sondazh

Poll