Sport

Ndodh në Angli! Wigan Athletic shkarkon trajnerin, dy javë pas rinovimit të kontratës

Klubi i Championship më 26 tetor, klubi njoftoi rinovimin për tre vjet të tjerë, duke vlerësuar udhëheqjen e tij, me një statistikë prej 48 fitoresh në 113 ndeshje.

10 Nëntor 2022, 16:21 Nga DOSJA

Ndodh në Angli! Wigan Athletic shkarkon trajnerin, dy javë pas

ANGLI - Wigan Athletic, i parafundit në renditjen e Championship në Angli, sapo ka shkarkuar trajnerin e saj, Leam Richardson. Lajmi nuk do të ishte befasues duke pasur parasysh pozicionin e klubit në tabelë, por merr konturet më të çuditshme, nëse mësoni se trajneri e rinovoi kontratën tij dy javë më parë - më 26 tetor, klubi njoftoi rinovimin për tre vjet të tjerë, duke vlerësuar udhëheqjen e tij, me një statistikë prej 48 fitoresh në 113 ndeshje.

Richardson po kalonte sezonin e tij të tretë në klub, të cilin e menaxhoi që kur ishte në League One (ku ishte kampion) deri në Champions, megjithatë nuk mundi t'i rezistonte tetë humbjeve radhazi.

“Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për Leam për përpjekjet dhe përkushtimin e tij ndaj klubit, veçanërisht gjatë periudhës së administrimit dhe reagimit të tij instinktiv që ndihmoi për të shpëtuar jetën e Charlie Wyke”,- tha klubi në një dekleratë për shkrim.

Trajneri në atë kohë i dha ndihmë kardiake lojtarit, i cili u rrëzua gjatë stërvitjes në vitin 2021 dhe në ditët e sotme ka një defibrilator të brendshëm, si danezi Christian Eriksen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll