Sport

Kaká ‘emëron’ sulmuesin Neymar Jr., si trashëgimtarin e Messit dhe Ronaldos…

Ish-mesfushori brazilian foli për Botërorin në Katar dhe tha se bashkëkombasi i tij duhet të marrë drejtimin në futbollin botëror.

10 Nëntor 2022, 13:02 Nga DOSJA

Kaká ‘emëron’ sulmuesin Neymar Jr., si

BRAZIL - Botërori ‘Katar 2022’ është ndoshta i fundit që do të shohim me Messin dhe  Cristiano Ronaldon. Ylli argjentinas është shprehur se nuk do të luajë tjetër Botëror, ndërsa për portugezin nuk dihet, edhe pse në moshën 37-vjeçare gjithçka tregon se do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit. Për këtë arsye, Kaká beson se bashkëkombasi i tij Neymar duhet të jetë në krye të pozitës së figurës më të mirë në botë në vijim.

Kaká ka folur me gazetën italiane 'La Gazzetta Dello Sport' për rolin e Neymar Jr. në Kupat e Botës. Me Messin dhe Cristiano Ronaldon, që së shpejti do të mbeten jashtë skenës së Kupës së Botës, është radha e brazilianit për t'u vënë re. “Do të doja që Neymar të ‘vajoset’ si trashëgimtar i tyree, me këtë rast, duke marrë parasysh talentin e tij, personin dhe lojtarin që është bërë”,- tha ish-mesfushori.

Neymar arrin në Katar në formë mjaft të shkëlqyer dhe me numra që e bëjnë atë një nga lojtarët më të mirë të sezonit. Në 19 ndeshje ai ka 15 gola dhe 12 asistime. Nëse ai fiton Kupën e Botës me Brazilin dhe vazhdon me PSG-në, sulmuesi mund të jetë një pretendent serioz për ‘Topin e Artë’ të ardhshëm, një çmim që nuk e ka fituar kurrë. Në moshën 30-vjeçare, Ney e di se është tani ose kurrë.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ të vitit 2007 foli edhe për shanset e Brazilit në Kupën e Botës. "Brazili është favorit, sepse ata kanë punuar për të për një kohë të gjatë. Ishte e saktë të emërohej Tite dhe grupi, ka përzierjen e duhur të rinisë dhe përvojës,"- ka thënë Kaká që ka fituar Kupën e Botës me 'seleçaon' në 2002.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm se ka edhe skuadra të tjera të forta dhe madje ka guxuar të bëjë surprizën e tij. "Prendentët e tjerë kryesorë janë Argjentina dhe Franca, ndërsa Serbia mund të jetë një surprizë,"- është shprehur ai. Pikërisht skuadra serbe do të jetë edhe rivali i parë i Brazilit, me të cilin ndajnë grupin G, së bashku me Zvicrën dhe Kamerunin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll