Sport

Senegal luan kartën e dëshpërimit, duan me patjetër Mane-n në Kupën e Botës: "Ne do të përdorim marabutët"

Lajmi për dëmtimin dhe mungesën e Sadio Mané-s në Botërorin që do të nisë pas 10 ditësh në Katar ishte një goditje e fortë për ambiciet e kombëtares që triumfoi në Kupën e Afrikës në fillim të këtij viti.

10 Nëntor 2022, 16:09 Nga DOSJA

Senegal luan kartën e dëshpërimit, duan me patjetër Mane-n

SENEGAL- Lajmi për dëmtimin dhe mungesën e Sadio Mané-s në Botërorin që do të nisë pas 10 ditësh në Katar ishte një goditje e fortë për ambiciet e kombëtares që triumfoi në Kupën e Afrikës në fillim të këtij viti. Megjithatë, është e vështirë t'i dorëzohesh realitetit kur bëhet fjalë për yllin e kombëtares.

Prandaj në Senegal nuk janë dorëzuar: kur kanë mbetur ditët e fundit për të dhënë listën e 26 lojtarëve në FIFA, Senegal po bën gjithçka të rikthejë sulmuesin për të marrë pjesë në Katar. Kur nënkuptohet me gjithçka, është edhe përdorimi i praktikave që nuk janë mjekësore.

Një qasje dëshpërimi ndaj historisë që bëhet e ditur nga fjalët jo të ndonjë fansi apo të afërmi të Mane-s, por të Fatma Samoura-s, sekretares së përgjithshme të FIFA-s: "Senegal nuk e beson këtë lajm. Të gjithë kishin pritur që ne do të shkonim shumë larg në Kupën e Botës. Ne do të përdorim marabutët tanë, do t'i lutemi. Shpresojmë për një mrekulli, Mané duhet të jetë atje".

Marabutët e përmendur nga janë figura karakteristike të kulturës islame, me shumë fuqi dhe atribute. Një lloj guru që do të ishte në gjendje, ndër të tjera, t'u kthente njerëzve shëndetin. Afati i fundit për listën skadon të hënën në orën 19:00. Marabutët duhet të nxitojnë nëse Senegali dëshiron të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e Mane-s.

E.Ç (Dosja.al)

senegal mane

Sondazh

Poll