Sport

Trajneri i Nigerisë frikëson Napolin: “Do të jetë e vështirë ta ndalojnë Osimhenin”...

Trajneri portugez José Peseiro i kombëtares së vendin afrikan shprehet se në verë për të do të kenë shumë kërkesa: "Ai do të dinte të luante në të gjitha skuadrat"

10 Nëntor 2022, 12:26 Nga DOSJA

Trajneri i Nigerisë frikëson Napolin: “Do të jetë e

ITALI - Victor Osimhen po magjeps Napolin, Italinë dhe Europën. Nga Nigeria vijnë fjalët e trajnerit José Peseiro, që trembin De Laurentiis dhe të gjithë tifozët napolitanë: “Në qershor, në verë, besoj se Napoli do të kërkojë disa milionë për të... Dhe mendoj se do të ketë shumë klube që do ta kërkojnë atë: ai është i ri dhe ka ende një potencial të madh për rritje. Do të jetë e vështirë ta frenoni atë."

Në ‘Tuttomercatoweb’, trajneri portugez vlerëson yllin e tij: "Ai shënon shumë dhe është i ri. Sigurisht që nuk është e lehtë, zakonisht një qendërsulmues e gjen këtë nivel më vonë. Por ai gjithmonë shënon gola, në këtë moment nuk mendoj se jam gabim kur them se çdo ekip në botë dëshiron ta blejë atë. Ai di të bëjë presion, di të shënojë, di si ta përdorë trupin e tij: pra do të dinte të luante në të gjitha skuadrat. Prandaj them se do të jetë një blerje për të tashmen dhe për të ardhmen”. 

Trajneri i Nigerisë frikëson Napolin: “Do të jetë e

Tekniku portugez i kombëtares së Nigerisë, kishte urime edhe për Spallettin: "Napoli po luan shumë mirë, është i pari, përfitimet janë për të dy. Për të, për trajnerin, për shokët e skuadrës. Mbajtja e një lojtari si ky për Napolin nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh vlerën dhe kërkesat. Ai është një sulmues i kompletuar: asiston, shënon nga e djathta, nga e majta, ai është i fortë në mbrojtje, ai di të bëjë presion dhe nuk është i lehtë për t'u mbrojtur nga një mbrojtje qendrore." 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll