Sport

Gjermania prezanton ‘panzerat’ për finalet e Kupës së Botës, "Katar 2022"…

Këta janë 26 lojtarët e thirrur nga trajneri Hans-Dieter Flick për Kupën e Botës

10 Nëntor 2022, 12:43 Nga DOSJA

Gjermania prezanton ‘panzerat’ për finalet e Kupës së

GJERMANI - Mëngjesin e kësaj të enjte, trajneri gjerman Hans-Dieter Flick, bëri publike listën e 26 të thirrurve për Botërorin e ‘Katar 2022’ ku do të përballet në fazën e grupeve me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.

Padyshim, me një listë të mbushur me emra të mëdhenj dhe yje të vërtetë të skenës botërore të futbollit, Gjermania do të sjellë shumë telashe në kampionat dhe mbi të gjitha për kombëtaren spanjolle, ku apriori do të garojnë me të për të udhëhequr grupin. 

Futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Flick për kombëtaren e Gjermanisë përbëhet:

Portierë: Neuer, Ter Stegen, Kevin Trapp.

Mbrojtës: Armel Bella Kotchap, Matthias Ginter, Christian Günter, Thilo Kehrer, Lukas Klostermann, David Raum, Antonio Rüdiger, Nico Schlotterbeck dhe Niklas Süle.

Mesfushorë: Gündogan, Götze, Adeyemi, Julian Brandt, Niclas Füllkrug, Serge Gnabry, Goretzka, Havertz dhe Kimmich.

Sulmues: Sané, Hofmann, Moukoko, Jamal Musiala dhe Thomas Müller.

Gjermania prezanton ‘panzerat’ për finalet e Kupës së

Nga sa shihet, as Timo Werner dhe as Marco Reus nuk do të jenë në këtë ekip. Sulmuesi i Leipzig u dëmtua në ditën e fundit të Champions League kundër Shakhtar Donetsk dhe nuk do të jetë në Kupën e Botës, ashtu si edhe mesfushori i Dortmundit, gjithashtu i dëmtuar pak më herët. Trajneri Flick, gjithashtu nuk ka ftuar në kombëtare veteranin Max Hummels, i cili prej kohësh është larguar nga 'panzerat'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll