Sport

Conte paralajmëron Anglinë: "Harry Kane është me të vërtetë shumë i lodhur"...

“Ai, si dhe djemtë e tjerë ata janë burra dhe nuk janë egoistë. Ata nuk menduan për Kupën e Botës, por për të mirën e Tottenhamit. Përsëri Harry u tregua një profesionist i mirë”

10 Nëntor 2022, 12:00 Nga DOSJA

Conte paralajmëron Anglinë: "Harry Kane është me

ANGLI - Më shumë se eliminimi nga ‘Carabao Cup’ nga Nottingham Forest, vëmendja e Tottenham është përqendruar te deklaratat e Antonio Conte, në lidhje me gjendjen e formës sportive të Harry Kane, kapiteni i kombëtares angleze që pritet të konkurrojë në Botëror në ditët në vijim:

“Pritëm deri në orët e fundit para ndeshjes, për të parë nëse do të mund të luante që në minutën e parë, sepse ishte i vetmi sulmues që kishim në dispozicion. Ai, si dhe djemtë e tjerë ata janë burra dhe nuk janë egoistë. Ata nuk menduan për Kupën e Botës, por për të mirën e Tottenhamit.

Përsëri Harry u tregua një profesionist i mirë, por tani ai është vërtet shumë i lodhur. Më parë kemi pasur një stërvitje të lehtë dhe në çdo rast ai duhet të ndalojë për të rikuperuar energjinë e tij. Fizikisht është në rregull, por është i lodhur shumë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll