Sport

Peticion për të shtyrë Kupën e Botës, tifozët nuk bëjnë dot pa Sadio Mane-n

Sadio Mane nuk do të jetë në Botërorin e Katarit. Sulmuesi i Bayern Munich u dëmtua në takimin e së martës ndaj Werder Bremen.

10 Nëntor 2022, 11:54 Nga DOSJA

Peticion për të shtyrë Kupën e Botës, tifozët nuk

SENEGAL- Sadio Mane nuk do të jetë në Botërorin e Katarit. Sulmuesi i Bayern Munich u dëmtua në takimin e së martës ndaj Werder Bremen. Një dëmtim që nuk dukej shumë serioz, por testet e kryera treguan se lojtari do të humbasë Kupën e Botës. Dëmtimi i Mane-s ka frymëzuar disa përdoures të internetit. Shumë tifozë kanë nisur një peticion për shtyrjen e turneut. Në një faqe shihet një shpjegim i qartë.

Lojtari më i mirë afrikan, Sadio Mané u dëmtua, ndaj duhet ta shtyjmë Botërorin për të!”, shkruan autori. E gjithë kjo tashmë ka mbledhur rreth 500 firma, dhe me shumë gjasa ky numër do të vazhdojë të rritet.

E.Ç (Dosja.al)

sadio mane senegal

Sondazh

Poll