Sport

VIDEO/ Ylli i boksit kazak, pas hemoragjisë, operohet në tru dhe futet në koma…

Ylli i boksit është në koma, pasi u nokautua këtë të shtunë nga David Morrell dhe pësoi një hemorragji në tru në luftën për titullin botëror.

10 Nëntor 2022, 11:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Ylli i boksit kazak, pas hemoragjisë, operohet në tru dhe futet

SHBA - Boksieri nga Kazakistani, Aidos Yerbossynuly, është në koma të induktuar pas nokautit nga kubani David Morrell të shtunën e kaluar. Ngjarjet ndodhën në auditorin ‘The Armonu’ në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, teksa po zhvillohej raundi i dymbëdhjetë i ndeshjes për titullin botëror të peshave super të mesme WBA. 

Yerbossynuly erdhi në këtë ndeshje i pamposhtur dhe me 16 fitore nën brezin e tij, por ai nuk mundi të përballonte grushtet e Morrel. Boksieri kazak ishte rrëzuar dy herë nga kubani përpara se arbitri të vendoste të ndalonte ndeshjen, pasi verifikoi se Yerbossynuly  nuk mund të qëndronte në ring. 

Ai nuk u nokautua, por boksieri nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen, pasi kishte marrë më shumë se gjysmën e goditjeve në kokë. Ai u transportua i vetëdijshëm në Qendrën Mjekësore të qarkut Hennepin, ku u operua për një hemorragji në tru dhe u vendos në një koma të induktuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll