Sport

VIDEO/ Shkëndija në gjysmëfinale të Kupës, fiton në ‘tavolinë’ me rezultatin 3-0...

Terreni i FC Shkupit, stadiumi në Çair, është pezulluar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe Kupës së Maqedonisë, pasi nuk përmbush asnjë kusht për sigurinë e tifozëve.

10 Nëntor 2022, 11:01 Nga DOSJA

VIDEO/ Shkëndija në gjysmëfinale të Kupës, fiton

MAQEDONI - Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në një seancë të jashtëzakonshme, me rastin e incidentit në ndeshjen në mes FC Shkupit dhe Shkëndijës, në çerekfinales të Kupës së Maqedonisë, ka vendosur që skuadra e FC Shkëndijën të fitojë në ‘tavolinë’ ndeshjen në Çair me rezultatin zyrtar 3-0.

Terreni i FC Shkupit, stadiumi në Çair, është pezulluar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe Kupës së Maqedonisë, pasi nuk përmbush asnjë kusht për sigurinë e tifozëve.

Takimi mes dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, u zhbllokua në minutën e 9-të. Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në përballjen çerekfinale të kupës së këtij vendi, gol që shkaktoi zemërim të madh tek ultrasit e Shkupit. Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Shkëndijës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll