Sport

EFL CUP/ Eleminohen skuadrat londineze, Broja 68 minuta në përballjen ndaj Man.City-t

Raundi i 1/16 i EFL Cup prodhoi rezultate surprizë. Shumë skuadra të mëdha i thojnë lamtumirë aventurës në këtë kompeticion.

9 Nëntor 2022, 23:12 Nga DOSJA

EFL CUP/ Eleminohen skuadrat londineze, Broja 68 minuta në përballjen

ANGLI- Raundi i 1/16 i EFL Cup prodhoi rezultate surprizë. Shumë skuadra të mëdha i thojnë lamtumirë aventurës në këtë kompeticion. Kryendeshja ishte përballja mes Manchester City-t dhe Chelsea-t përfunduar me shifrat 2-0. Duhet përmendur që sulmuesi i Kombëtares Armando Broja e nisi takimin si titullar.

Pavarësisht se nuk shënoi, 20-vjeçari ishte një kërcënim real në portën e Ortega-s që dha shkëndija në minutën 8' dhe 20'.Në pjesën e dytë, Mahrez në minutën e 53' dhe Alvarez në 58' shënuan për 'qytetarët' duke i dhënë kualifikimin për në turin tjetër ekipit të Guardiolës.

Arsenal zhgënjeu ndaj Brighton pasi mundet me shifrat 1-3, ndërsa Tottenham u eleminua nga Nottingham me rezultatin 2-0. Liverpool fitoi minimalisht ndaj Derbyt 1-0. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

EFL CUP/ Eleminohen skuadrat londineze, Broja 68 minuta në përballjen



E.Ç (Dosja.al)

efl cup broja chelsea

Sondazh

Poll