Politike

Këlliçi: Kartonat për buxhetin i keni gati! Kreditë e buta jepen për të shitur apartamentet stokë të mafias së betonit

Këlliçi tha se Kuvendi këto dy ditë është mbledhur vetëm zyrtarisht, pasi maxhoranca i ka tashmë kartonat gati për votimin e Buxhetit 2023.

10 Nëntor 2022, 09:16 Nga F.M
Këlliçi: Kartonat për buxhetin i keni gati! Kreditë e buta
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi akuzoi sot maxhorancën se po rrit çmmet, por lehtësimet për qytetarët nuk i kanë aspak në axhendë. I pranishëm në Kuvend, Këlliçi tha se Kuvendi këto dy ditë është mbledhur vetëm zyrtarisht, pasi maxhoranca i ka tashmë kartonat gati për votimin e Buxhetit 2023. Ai foli për kreditë e buta që premtoi kryeministri Edi Rama një ditë më parë dhe tha se e gjitha po bëhet për të shitur apartamentet që kanë mbetur stokë nga ndërtimet e shumta. 

Pjesë nga fjala e Këlliçit: 

Nuk mund të niste më keq se kaq kjo seancë, kur diskutanti i parë sulmoi opozitën se po kërkon rritje pagash. Unë sot dua ta nis fjalën duke iu drejtuar deputetëve të maxhorancës, sidomos atyre që me mllef i drejtohen Zotit. Dua të di pse nuk dëgjohen shoqatat e ekspertëve dhe biznesit? Seanca e ditës së djeshme dhe e sotme është formale, juve ju nuk interesojntë aspak diskutimet, i keni gati kartonat. Kryeministri u drejtua dje me banalitete dhe fjalë rruge. Kjo shfaqje e ka një motiv, të lënë gjithçka që kanë në dorë dhe të dëgjojnë se si Rama sulmon opozitën. Keni marrë sot flamurin e SHBA-ve dhe e tundni në çdo seancë plenare. Ju e keni rrëzuar parlamentarizmin që nga viti 2013, kur Rama shkeli në Kuvend. Dje foli dhe si kryebashkiak. Premtoi dhe kredi të butë për apartamentet. A ka kryetarë bashkie ky qytet? Pse nuk e bën ai këtë premtim? A ka apartamente stok? Ka nevojë për para mafia e betonit? Taksën e ndërtimit Veliaj e ka rritur 10 herë. Dhe është taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo mbi vlerën e ndërtimit siç duhet të jetë. Ndaj një të riu i duhen dy jetë për të futur kokën në shtëpinë e tij. Kostot e bujqve janë rritur me 150%. Favorizon lobet importuese. Pse për dyfishim buxheti, kur në fakt janë dyfishuar çmimet. Pensionistët duhet të dinë që çmimet do të vijojnë të rriten. 

belind kellici seance plenare 10 nentor 2022

Sondazh

Poll