Politike

Alibeaj me kandidatë në zgjedhje? Berisha: Nëse kjo ndodh, ata janë argatë të Edi Ramës

Sali Berisha tha se tani është shumë e qartë se cila është shumica dhe pakica në PD dhe shtoi se palët tjetër i është afruar i gjithë establishmenti i partisë.

9 Nëntor 2022, 23:39 Nga k.m.
Alibeaj me kandidatë në zgjedhje? Berisha: Nëse kjo ndodh, ata
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë një mesazh për Enkelejd Alibeajn dhe mbështetësit e tij. Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Berisha u shpreh se ata që duan të nxjerrin kandidatë përpos PD-së, po ndihmon Ramën. 

Gjithashtu, Berisha tha se tani është shumë e qartë se cila është shumica dhe pakica në PD dhe shtoi se palët tjetër i është afruar i gjithë establishmenti i partisë.

"Shumë janë duke u bashkuar me PD-në, por nëse dikush do të krijojë partitë të tjetër dhe mendon se me ndihmën e Ramës nxjerr kandidatë dhe luan me logon e partisë, ai është argat i Edi Ramës. Ata janë pakësuar shumë më tepër. Tani është e qartë se kush është shumica, sepse këta dëmtojnë kandidatët e PD-së.

Atyre u është afruar barazi e plotë me gjithë establishmentin e partisë, e drejtë kandidimi, dhe e drejta e fraksionit. Nuk ka forcë tjetër politike që zhvillon primare dhe ka fraksion. Nuk mund t’i sakrifikojmë primaret, pasi duhen mbajtur gjallë në një vend që po zhduket vota,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll