Politike

Rama dekoron gjeneralin italian me 'Yllin e Madh të Medaljes': Së bashku kemi luftuar krimin, afro 1000 persona të arrestuar

I ndalur në luftën ndaj krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike Rama tha se sot kemi qindra tonelata drogë të sekuestruar si dhe afro 1000 persona të arrestuar të kapur falë operacioneve mes dy vendeve

9 Nëntor 2022, 15:11 Nga e.k
Rama dekoron gjeneralin italian me 'Yllin e Madh të Medaljes':
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekoruar ditën e sotme gjeneralin e Guardia di Finanza Armate Giuseppe Zafarana, me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë ceremoni të organizuar në Kryeministri kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Italinë jo vetëm në luftën ndaj krimit për në çdo sektor.

I ndalur në luftën ndaj krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike Rama tha se sot kemi qindra tonelata drogë të sekuestruar si dhe afro 1000 persona të arrestuar të kapur falë operacioneve mes dy vendeve

Edi Rama: Unë dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falenderuar të gjithë efektivët që kanë shërbyr në këtë vend dhe kanë ndihmuar për këtë vend në mënyrë të paçmnueshme. Dua të falenderoj çdo koleg të gjeneralit. Puna e të gjithëve që kanë shërbyer në funksion të objektivave të përbashkëta. Falë kësaj punë është rritur gradualisht besimi i njerëzve në këto institucione të cilat janë këtu për të luftuar papushim krimin e organizuar dhe shfaqjen e veorimtarive kriminale që shfrytëzojnë hapësirën mes dy vendeve. Padiskutim që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë është horizontal në të gjitha fushat por në këtë fushë ka qenë dhe do të mbetet një bashkëpunim i ngushtë. Ata morëm përsipër të udhëheqin një proces në funksion të përgatitje dhe zhvillimit të forcave të Policisë shqiptare tyë goditura nga kriza e viti 1997. Kujtoj se në atë kohë një nga problemet e mëdha në plagët e mëdha ishin anijet në det të hapur që organizonin trafiqe duke filluar që nga trafiku i qënieve njerëzore. Po të mos ishte fal;ë përmbushjes së këtij objektivi dhe ngritja e një njësie speciale në Sazan dhe pse me një numër të vogël forcash ishte shumë kuptimplotë në rezultate. Ky është viti i 25 vjetorit të momentin kur historia mes Guardia Di Finanzes dhe forcave të rendit filloi të nënshkruhej. 40 mijë orë qarkullime, 300 mjete lundrtuese. qindra tonelata të sekuestruara dhe afro 1000 persona të vënë para drejtësisë. Nuk dua të zgjatem por dua të nënvizoj se ne po përpiqemi që të themi në një mënyrë tjetër sa herë na jepet mundësia, jemi me fat që kemi një fqinj që ndaj Shqipërisë ushqen ndjenjat më pozitive. Në asnjë moment të kësaj historie jo të lehtë prej 3 ditësh. Jemi të vetëdijshëm se ajo që Italia ka bërë shkon përtej rezultateve konkrete. Do na duhej një natë e gjatë dimëri sepse esenca që vlen është kultura e punës dhe institucioneve e bashkëpunimit.

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar ditën e sotme me 'Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike' gjeneralin e Guardia Di Finanza Armate Giuseppe Zafarana. Në ceremoninë e mbajtur në Kryeministri të pranishëm ishin dhe oficerë të lartë të Guardia di Finanza dhe të tjerë të pranishëm. Kreu i qeverisë u shpreh se bashkëpunimi mes vendeve ka qenë gjithmonë i mirë teksa shtoi se falë bashkëpunimit janë sekuestruar me qindra tonelata drogë dhe janë arrestuar afro 1000 trafikantë. Ndërsa gjenerali italian u shpreh mirënjohës për medaljen teksa shtoi se Guarda di Finanza ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve shqiptarë.

edi rama armate giuseppe zafarana

Sondazh

Poll