Politike

'Rama iku, do ketë orarin e prerjes së thonjve'/ Korreshi: Gënjeni se keni rritur rrogat, studentët as sufllaqe nuk hanë dot

Korreshi u shpreh se buxheti nuk ndihmon biznesin dhe as studentët.

9 Nëntor 2022, 15:05 Nga A.B
'Rama iku, do ketë orarin e prerjes së thonjve'/ Korreshi:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nisi fjalimin e tij me ironi, duke thënë se në sallë po diskutohet për buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Më pas, ai komentoi largimin e deputetëve, ministrave dhe kryeministrit Edi Rama nga salla. Ai shtoi se Rama mund të jetë larguar pasi mund të ketë orarin e prerjes së thonjve. 

Duke lënë pas komentet, Korreshi u ndal tek buxheti. Ai tha se buxheti nuk ndihmon biznesin dhe as studentët. Ai deklaroi se biznesi është në ditët e tij më të zeza ndërsa për studentët tha se nuk po marrin ndihmën që duhet, krahasuar me atë që ndihmojnë shtetet e tjera.

'Buxheti më i madh historik, ndaj ka shumë persona në sallë. Ishalla ka orarin e prerejes së thonjve dhe ndaj ka ikur. Kjo është dita më e zezë e fukarallikut. Tha kolegia se buxheti nuk është thjesht shifër, toberstafulla, qeka dhe politikë. Gënjeni, kur thoni se keni rritur rroga, keni rritur vetëm bukën, e dini se sa janë rrogat në Lushnje? 250 mijë lekë të vjetra, sfidoj secilin nga ju që ta mbajnë në xhep aq lekë. Se në Tiranë, studentët kanë 700 mijë lekë vetëm konviktet, e dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. Ju thoni se biznesi po bën namin. Cfarë biznesi po bëni ju, kostot janë trefishuar. Biznesi është në ditën e tij më të zezë, biznesi nuk po gjen punëtorë, se rrogat janë mizerabël. Në të shumtën e rasteve nuk u paguhen sigurimet. Profesionet e lira po i ngulni nga një taksë tjetër.

Arsimi, ku është arsimi? Sa degë janë mbyllur? Se ne harrojmë që ti akreditojmë universitetet tona. Se harrojmë ne se duam një lek. Kjo është, pse ikin, se Italia investon tek studenti, ai që është me rezultate të mira merr bursë, se këtu as sufllaqe nuk ha dot. '- deklaroi deputeti.

saimir korreshi seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll