Politike

Buxheti 2023/ Agalliu-Ibrahimajt: Po inflacionin e shportës ku e le?

Ai thotë se Ibrahimaj nuk përmedni në asnjë moment se do të ketë ulje edhe të inflacionit të shportës, që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. 

9 Nëntor 2022, 13:40 Nga a.l
Buxheti 2023/ Agalliu-Ibrahimajt: Po inflacionin e shportës ku e le?
foto ilustruese

TIRANË- Deputeti demokrat Arbi Galliu ka folur në Kuvend mbi buxhetin 2023 të prezantuar nga Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimajt, e cila tha se projektbuxheti parashikon ulje të inflacionit. Ai tha se Ibrahimaj nuk përmendi në asnjë moment se do të ketë ulje edhe të inflacionit të shportës, që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. 

Sa i takon rritjes së të ardhurave nga buxheti 2023, Agalliu tha nga foltorja e Kuvendit se edhe në këtë segment nuk ka përmendur sa shkojnë të ardhurat duke llogaritur edhe TVSH-në.

Ai ka akuzuar qeverinë se kjo është një fshehje e parave që përdoren për tendera dhe inceneratorët. 

"Inflacion mund të jetë për ju që nuk blini në pazar po për fasmiljet shqiptare të cilat çohen në mëngjes me nje liste ku kalkuljnë kaloritë e tyre për të blerë patjetër që ka dy inflacion. Inflacionin e shportës që njeh gjithë bota dhe inflacioni i përgjithshëm kështu gjë keni marrë ju në shqyrtim sa është inflacioni i shportës, nuk e thoni dot këtë. Ndërkohë parashikoni të rrisni të ardhurat me rreth 4. 5 miliardë euro. Keni evidentuar sa rriten të ardhurat nga rritja e cmimeve nga TVSH-ja përmendi buxhetin thoni 3 % i shkon buxhetit për GDP. Po cmund të bejë ministria e shëndetësisë me 3 % kur Kosova Serbia ka 7.1 % Mali i zi 7.1 %, c'flisni ju për pagat kur 3% e GDP i shkon shëndetësisë. Vijoni me të njëjta me shifra ndaj kësaj shtrese të përvuajtur të shoqërisë. Paratë shkojnë për inceneratorë për tendera për korrupsion çka bën që kjo të jetë arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve nga ky vend", tha Agalliu./ Dosja.al

enkelejd alibeaj senace plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll