Politike

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët, do shprehin urrejtjen ndaj regjimit

Berisha tha se revolta popullore e shqiptarëve kundër regjimit do të zhvillohet në datë 12 nëntor.

9 Nëntor 2022, 13:29 Nga A.B
Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Fjalën më të fuqishme e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi jashtë Kuvendit të Shqipërisë se qytetarët kanë fjalën më të fuqishme kundër Qeverisë. Për gazetarët, Berisha tha se revolta popullore e shqiptarëve kundër regjimit do të zhvillohet në datë 12 nëntor. Ndër të tjera, ai shtoi se qytetarët do të shprehin të gjithë mllefin dhe urrejtjen që kanë ndaj regjimit.

'Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e aferës shumë miliardëshe të Portit të Durësit. Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë. Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin. Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata. Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë.'- u shpreh ai. 

sali berisha seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll