Politike

Gështenja: Fermerët pa mbështetje ministrja harxhon para për kolltuqe e makina. Balla: Investimet më të rëndësishme i ka Elbasani

Gështenja tha se ndërkohë që fermeri shqiptar nuk mbështetet ministria e Bujqësisë shpenzon para për makina, kondicionerë dhe kolltuqe për zyra. Duke iu referuar buxhetit deputeti demokrat tha se është më i ulëti në 25 vitet e fundit.

9 Nëntor 2022, 14:55 Nga e.k
Gështenja: Fermerët pa mbështetje ministrja harxhon para për
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja akuzoi qeverinë se në projektbuxhetin e vitit 2023 nuk ka përfshirë invenstime në qarkun e Elbasanit dhe në sektorin e Bujqësisë. Gështenja tha se ndërkohë që fermeri shqiptar nuk mbështetet ministria e Bujqësisë shpenzon para për makina, kondicionerë dhe kolltuqe për zyra. Duke iu referuar buxhetit deputeti demokrat tha se është më i ulëti në 25 vitet e fundit. 

Përgjigjen e mori nga kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili është dhe deputet në këtë qark, Balla tha se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij investimet më të rëndësishme për vitin 2023 i ka qarku i Elbasanit

Lefter Gështenja: Vitin që vjet ekonomia do të rritet më pak se në 25 vitet e fundit. Qeveria do të harxhojë 6 miliardë lekë vitin e arshëm për vete, do të ketë më shumë shpenzime luksi. Rritja reale e çmimeve është mbi 30% dhe kljo situatë ka grryer familjet shqiptare. Rritja ekonomike do të jetë më e ulëta në rajon. Kjo qeveri nuk ka një strategji për zhvillimin e këtij vendi. Po  harxhohet mbi ghjysëm miliardë euro për shpenzimet e qeverisë, vitin e ardhsjhëm do të kemi më shumë taksa dhe do kemi rikthimin e basteve. Me mjaft interes kam parë planin e këti buxheti për qarkun e Elbasanit. Zero projekte të reja për zhvillimin e bujqësisë, le të dalin ta kundërshtojnë. Ministrja ka shpenzua për blerjen e 7 makinave, kondicionerë e kolltuqe. Nëse e keni seriozisht mbështetjen e bujqësisë, hiqni akcizën e gazit siç e ka dhe rajoni. Mbështetje direkte dhe jo me kushte, mbështetje direkte me 300 mijë lekë për çdo kokë lopë pa limit krerësh. Ka Ikur koha që nëse nuk e punon tokën ta marrin.Sot në 2022-shin ka ende qytetarë që rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone. Nuk duhet të presim të ndryshojmë buxhetin por të ndryshojnë qeverinë. 

Taulant Balla: Nuk bëj replikë, jemi të dy të një zone. Nëse do t’I hidhni një sy buxheti projekti më I rëndësishëm infrastruktur është zhvillimi  rrugës Elbasan Qathë-Thanë. Për qarkun tonë është jetik. Të dy e dimë se kur kthehemi në Librazhd mbetesh 2 orë në trafikk. Duhet të jemi të kujdeshsëm kur themi s’ka invenstime. Rrugë për në Prodan nuk bëjmë dot se s’ka më asnjë banor. Secili prej nesh kërkon më shumë invenstime për zonën dhe këtu jemi korrek.

Lindita Nikolla: Nuk ka replikë mbi replikë.

Gështenja flet pa mikrofon

seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll